Me rastin e informacioneve të rreme në media, Ministria bullgare e Punëve të Jashtme deklaroi se qëndrimi bullgar për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar. Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska e konfirmoi këtë qëndrim në bisedën e saj me Ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë Këshillit për Punë të Jashtme në Luksemburg, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë. Nga ana e saj, Annalena Baerbock i bëri thirrje Bullgarisë që të sqarojë çështjet problematike të lidhura me Shkupin, në mënyrë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet e anëtarësimit në gjysmën e parë të vitit, raportoi BNT. “Në një kohë kur Rusia lufton jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe për të ndarë Evropën, është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë të mbështesim vendet që kanë parë prej kohësh të ardhmen e tyre në BE”, tha ajo.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian konfirmoi për Radion Kombëtare Bullgare se prokurorja evropiane bullgare Teodora Georgieva u hoq përkohësisht nga detyra. Të mërkurën, Zyra e Prokurorit Publik Evropian informoi Parlamentin Evropian, Këshillin e BE-së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov akuzohet për kërcënime ndaj ish-ministrit të qeverisjes elektronike Aleksandër Jollovski në lidhje me prokurime publike. Ai po mbahet me kusht prej 5 mijë eurosh, por do ta..
Duke folur para gazetarëve në parlament, kreu i partisë në pushtet GERB Bojko Borisov vuri në dukje se hyrja në eurozonë është e rëndësishme për Bullgarinë. Ndaj ai bëri të ditur se pranon çdo mbështetje në këtë drejtim nga “Po e..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..