Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, tha për BNT Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska. Ajo theksoi se gjatë bisedimeve me Ministren e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock, nuk është komentuar afati për fillimin e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
"Asnjë angazhim nga pala bullgare nuk është marrë për fillimin e negociatave me Shkupin," tha Gençovska. Sipas Ministres, në memorandumin për bisedimet me Baerbock, shihet se kërkesat kryesore bullgare ndaj Shkupit mbeten të pandryshuara. Sofja këmbëngul që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut të garantohen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe të respektohet Marrëveshja e Fqinjësisë e vitit 2017.
Presidenti Rumen Radev, i cili po viziton Portugalinë, komentoi se Maqedonisë së Veriut do t'i duhet më shumë kohë për të përmbushur kriteret përpara se Bullgaria ta heqë veton ndaj bisedimeve me BE-në.Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..