Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4 marinarë nga anija "Carevna" janë tashmë jashtë Mariupolit

Foto: arkiv

Po evakuohen 14 persona nga ekuipazhi i anijes "Carevna" - 13 bullgarë dhe një shtetas ukrainas, tha Kryeministri Kirill Petkov. Ata tashmë janë jashtë portit të Mariupolit dhe janë gati të zhvendosen në qytetin ukrainas Doneck, nga ku do të kthehen në Bullgari.

Pjesa tjetër e ekuipazhit - tre bullgarë, dy ukrainas dhe kapiteni i anijes, kanë preferuar të mbeten në bord.

Shtetasi i evakuuar ukrainas është një kadet nga Shkolla Detare në qytetin e Varnës, njoftoi firma operatore e anijes "Carevna".


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD