Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Detarët nga anija “Carevna” do të jenë në Bullgari deri më 15 prill

Presidenti Radev
Foto: EPA/BGNES

Presidenti Rumen Radev komentoi se shteti po bën gjithçka për të siguruar largimin e marinarëve bullgarë nga anija "Carevna" nga Mariupoli i Ukrainës. “Por për momentin është më mirë të kufizohen bisedimet për këtë temë, nëse vërtet duam që operacioni të kalojë në mënyrë të sigurt”, tha Radev.

Ndërkaq, ushtria ruse bëri të ditur se e ka pushtuar Mariupolin dhe shfaqi pamje të të burgosurve ukrainas. Sipas Kievit, mbrojtësit e qytetit mbeten në zonën e uzinave metalurgjike.

Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me ndihmë të re ushtarake për 800 milionë dollarë, tha presidenti Joe Biden. Që nga fillimi i luftës, ndihma amerikane ka kaluar 2.4 miliardë euro. Po dërgohen për herë të parë obuse dhe helikopterë. Deri më tani, Uashingtoni përmbahej nga furnizimi me armë të rënda. Rusia kërcënoi të rifillojë bombardimin e kryeqytetit Kiev si kundërpërgjigje.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori turistik kërkon zgjidhje për problemin e mungesës së kuadrove

Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..

botuar më 25-04-09 6.00.PD

Presidenti Rumen Radev merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..

botuar më 25-04-09 5.00.PD

Parashikimi i motit për 9 prillin 2025

Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..

botuar më 25-04-08 7.35.MD