Mbi 1.5 milionë të huaj më shumë pritet të vizitojnë Bullgarinë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, tha për BNR Rumen Draganov nga Instituti për Analiza dhe Vlerësim në Turizëm. "Ka rreth 100% plus" të udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit. Ai pret që vendi të mirëpresë 70 mijë të huaj për festat e Pashkëve.
Ka interes për sezonin veror në Bullgari në kontekstin e kufizimeve të fluturimeve për shkak të luftës në Ukrainë. Ka fluturime nga destinacione të pazakonta, si Kroacia, Zvicra apo Spanja. Sipas Draganovit, refugjatët ukrainas të akomoduar në hotelet bullgare "nuk do të ndikojnë negativisht në sezon, sepse ka shumë oferta dhe kapacitet të lirë." Për shkak të mbifurnizimit dhe konkurrencës së lartë, eksperti nuk pret një rritje drastike të çmimeve të hoteleve.Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..