Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e parë e luftës në Ukrainë përmes syve të gazetares Cvetana Ballabanova

7
Në qendër të Kievit
Foto: Aleksandër Osiçenko

E pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët, është Dita e Dafinës, përveç kishës, ajo është dhe shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh.Pikërisht prandaj pikërisht sot zgjodhëm t’ju njohim me një zonjë, e cila feston ditën e emrit në festën e Dafinës. Ajo kombinon në vetvete entuziazmin e jashtëzakonshëm, shpirtin luftarak, vullnetin për të kërkuar të vërtetën dhe ....për të vënë në dyshim gjithçka.

Emri i saj është Cvetana Ballabanova, kurse të gjitha këto cilësi ajo i trashëgon nga gjyshja e saj, e cila e frymëzon të ndërmarrë nëpër rrugën të përmbushur me sfida të shumta të gazetares ndërkombëtare. Dhe Cvetana e kthen menjëherë në një profesion të saj.

Që nga 24 shkurti e këtej ajo jeton me temën kryesore në botë - lufta në Ukrainë. Gjatë javës së parë nga veprimet ushtarake ajo ishte e dërguar e posaçme e televizionit kombëtar privat BTV aty dhe ruan akoma kujtime të qarta nga ajo që ka përjetuar në kryeqytetin Kiev.


“Përshtypjet e para ishin shumë të këndshme, sepse ne mbërritëm një ditë përpara luftës dhe pamë një kryeqytet të qetë, i cili dukej fare normalisht. Që të gjitha përshtypjet e tjera janë të lidhura me shpërthime, me sinjale të përhershme paralajmëruese dhe pasiguri. “


Edhe pse i befasoi qytetarët ukrainas dhe botën, lufta dukej se pritej nga autoritetet, thotë Cvetana Ballabanova:

Kur pamë reaksionin  e autoriteteve, kuptuam se ata gjithsesi po përgatiteshin për një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Vështirë se kishin përgatitur gjithçka, por në nivel komunikimi ia dilnin mirë. Kishte instruktime të përhershme sesi të reagojnë qytetarët në situata të ndryshme. U shpërndanë armë dhe njerëzve civil, të cilët qenë gati të mbrojnë vendin e vet, kurse përpara kësaj dhe shumë ukrainas vet blenë të tilla.“

Në strehën e bombave në hotel

Rruga e kthimit drejt atdheut një ditë para festës sonë kombëtare 3 mars, lë gjurmë në mendjen e gazetares. Ajo është mes udhëtarëve në njërin prej autobusëve të fundit, të organizuar për evakuim të qytetarëve bullgar nga Kievi.

Një nga historitë, të cilat i mëson Cvetana është e një ukrainase e cila kërkon shpëtim për veten e vet dhe për tre fëmijët e saj në Bullgari:

“Ajo më tregoi sesi babai i saj dhe bashkëshorti i saj kanë mbetur në Ukrainë, që të luftojnë për lirinë e saj. Por, gjatë gjithë kohës ajo ishte jashtëzakonisht e qetë. E pyeta sesi mundet të sillet kështu, kurse përgjigja e saj qe: “unë thjesht i qava lotët dhe po mundohem të shikoj përpara”. Kjo tregon një forcë të madhe të shpirtit-nënvizon gazetarja. Gjëja tjetër e cila më bëri një përshtypje të fortë ishte se ajo, si dhe gratë e tjera në autobus interesoheshin shumë se për sa kohë mund të mësojnë gjuhën bullgare, nëse mund të punojnë ndonjë gjë dhe pa e ditur mirë gjuhën, meqenëse donin që menjëherë të fillojnë të integrohen dhe të nxjerrin bukën e gojës. Të dëgjosh një gjë të ngjashme prej njerëzve, të cilët ikin nga lufta, për mua është me të vërtetë e mahnitshme.”

Gazetarja është skeptike, se është i mundur një fund i veprimeve luftarake në kuadrin e Javës së Madhe (18-23.04). “Ishalla vazhdon më pak muaj, dhe jo vite”- shpreson Cvetana, duke mos përjashtuar  dhe variantin që konflikti të bëhet i fshehur. 

“Është e mundur të rritet në një situatë, në të cilën grupe të caktuara kontrollojnë territore të dhëna, por asnjë nga të dyja shtetet të mos të kenë një kontroll të plotë në Ukrainë”.

Në selinë e NATO-s në Bruksel

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Aleksandër Osiçenko, Boris Pintev, arkivi personal, EPA/BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalistja jonë paraolimpike Stella Eneva niset me besim për në Lojërat e reja Paraolimpike

Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..

botuar më 24-08-28 7.25.PD
Zdravka Jordanova

Legjenda e kanotazhit Zdravka Jordanova për medaljen e artë olimpike në Montreal: Mbretëresha e Anglisë qëndroi drejt dhe duartrokiti ekipin bullgar

Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..

botuar më 24-07-31 7.05.PD

Denica Gruber dhe jeta e saj kushtuar ilustrimit në Gjermani

Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..

botuar më 24-07-19 7.30.PD