Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Olimpiada Kombëtare në Ornitologji provokon interes për jetën e zogjve

Foto: BGNES-arkiv

Pas një pauze 13-vjeçare, Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve  organizon sërish Olimpiadën Kombëtare në Ornitologji.Gara ka për qëllim të zgjojë interesin  ndaj shpendëve dhe ndaj natyrës tek mundësisht një numër më i madh njerëzish të rinj. Ajo është e drejtuar kryesisht ndaj nxënësve që nga klasa e 5 deri në klasën e 8 nga i gjithë vendi, të cilët deri më 14 prill deklaruan dëshirën e vet për pjesëmarrje. Vet gara do të zhvillohet në dy rrethe. Për një pjesëmarrje në etapën e dytë do të ftohen  20 nxënësit e parë, të cilët kanë treguar një rezultat më të mirë. Për fituesit janë të përgatitur çmime të posaçme, të cilat përkrahin interesin e tyre ndaj ornitologjisë.

Olimpiada në ornitologji është një nga veprimtaritë mësimore më të rëndësishme të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, të cilat ajo i zhvillon që nga viti 1999 deri në vitin 2008 me përkrahjen e strukturave Rajonale të Ministrisë së arsimit dhe të Shkencës. Në garë deri në këtë moment kanë marrë pjesë mbi 10 000 nxënës nga i gjithë vendi, kurse disa nga fituesit gjatë viteve tanimë janë shkencëtarë të njohur, si dhe specialistë me suksese të mëdha në mbrojtjen e natyrës, me publikime të shumta shkencore dhe njohje kombëtare dhe ndërkombëtare, sqarojnë nga shoqata.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD