Detarët bullgarë në anijen “Carevna”, e cila është bllokuar në portin e Mariupolit të Ukrainës, duhet të kthehen më së voni deri në Pashkë, bëri të ditur firma pronare. Operacioni i evakuimit, i cili filloi 3 javë më parë, ishte sekret, ndaj informacioni u ruajt për marinarët. Një nga anëtarët e ekuipazhit nuk e ka duruar psikikisht dhe ka vendosur të largohet vetë nga anija, duke vendosur kontakte me separatistët rusë. Më vonë detarët e tjerë kanë marrë propozim për t’u evakuuar. 5 detarë mbeten në bord vullnetarisht, tha menaxheri Daniell Stefanov për BNR. "Në çdo kohë, ata kanë mundësi, nëse dëshirojnë, të evakuohen. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me ta. Ata nuk kanë probleme me ushqimin dhe janë në kontakt të pandërprerë me të afërmit e tyre," tha Stefanov.
Stara Zagora po pret Festivalin e parë të Rrugës U.L.I.C.A. – Street Fest, njoftuan organizatorët nga ndërmarrja komunale “Art Skena”. Eventi do të zhvillohet gjatë fundjavës në pjesën për këmbësorë të bulevardit “Car Simeon Veliki” (“Mbreti..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 20°C, në Sofje – 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në ultësira dhe përgjatë lumenjve do të ketë dukshmëri të reduktuar dhe re të ulëta. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..
Gjykata e Qytetit të Sofjes hodhi poshtë kërkesën e kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, për të ndryshuar masën e tij parandaluese "arrest në paraburgim" dhe e la atë në paraburgim, raportoi BTA. Vendimi nuk është përfundimtar dhe mund të..
Christine Lagarde deklaroi se anëtarësimi në zonën e euros do t’i sjellë Bullgarisë stabilitet si pjesë e zonës valutore. Kjo është detyra kryesore e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 22°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë më shpesh të konsiderueshme. Në..
Anna-Maria Hallaçeva, doktorante në Institutin për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit të..