46 për qind e bullgarëve çdo ditë e ndjekim lajmet për Ukrainën, reagimet e botës dhe fatin e refugjatëve. 38 për qind thonë se interesohen për temën, 16 për qind – nuk tregojnë interes. Këtë e tregon një sondazh i Agjencisë “Alpha Research”.
Besim te Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin shprehin 25 për qind nga të anketuarit. Që nga fillimi i luftës mbështetësit e tij bien nga 1/3 deri në ¼.
61 për qind e bullgarëve nuk i besojnë liderit rus.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në shoqërinë bullgare është mohimi i Rusisë si model për zhvillimin shtetëror dhe politik. 63 për qind e të anketuarve janë të mendimit se vendi i Bullgarisë në botën e ndryshueshme është në aleancën me BE-në dhe NATO-në. 15 për qind e mbështesin tezën se vendi i Bullgarisë është në aleancë me Rusinë.
Sipas traditës, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund ta presin Vitin e Ri 2025 së bashku jashtë, nën yjet e Sofjes, në sheshin qendror "Princi Aleksandër I Batenberg". Aktiviteti i sotëm i datës 31 dhjetor fillon në orën 21:30. Talenti..
Nga 1 janari 2025, 17 vjet pasi Bullgaria u bë pjesë e BE-së (1 janar 2007), vendi ynë hyn në Shengen dhe në rrugë tokësore, duke u bërë anëtar i plotë i zonës së udhëtimit pa kufij. Po hiqen kontrollet kufitare mes vendit tonë dhe Greqisë dhe Rumanisë...
Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit, me erë të dobët nga perëndimimi-jugperëndimi. Para mesditës do të jetë me mjegull ose vranësira në ultësira dhe fusha, por pas mesditës dukshmëria do të përmirësohet...
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..