Ndërtesa e ish-spitalit të mushkërive në Plovdiv do të bëhet qendër për strehimin e refugjatëve ukrainas, ka vendosur Këshilli Bashkiak. Shpenzimet për riparimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin, si dhe shërbimet e përgjithshme dhe të internetit do të jenë në kurriz të buxhetit komunal. Përgatitjet e ndërtesës filluan disa javë më parë dhe përfshijnë shumë vullnetarë.
Deri më tani, ka më shumë se 1500 refugjatë nga Ukraina në qytetin e dytë më të madh të Bullgarisë, por numri i tyre parashikohet të rritet.
Ideja e krijimit të qendrës lindi në dialog me përfaqësuesit e komunitetit ukrainas, shpjegoi nënkryetari i bashkisë Georgi Titjukov. Sipas tij, ukrainasit janë shtytësi kryesor i idesë dhe do të mbështesin me donacione riparimin dhe mobilimin.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..