Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba është në Sofje dhe do të takohet me Kryeministrin Kirill Petkov dhe anëtarët e qeverisë më 19 prill. Kuleba mbërriti në Bullgari me makinë nga Rumania. Gjatë natës, Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi në Twitter se ka diskutuar me Kryeministrin bullgar problemet me transportin në Detin e Zi. Kjo është biseda e radhës mes të dyve. Petkov rikonfirmoi mbështetjen e tij për Ukrainën. Zelenski falënderoi në njoftim për pritjen e refugjatëve ukrainas në Bullgari dhe për mbështetjen bullgare për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Presidenti amerikan Joe Biden do të takohen me liderët e Gjermanisë, Britanisë, Kanadasë, Italisë, Polonisë dhe Rumanisë. Në forum do të marrin pjesë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel. Ata do të diskutojnë ofensivën e re ruse në Donbas, njoftoi kanali televiziv francez BFMTV, duke cituar burime në Pallatin Elysee.Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..