Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën sipas mundësive tona, tha Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska në një konferencë për shtyp në Sofje me Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba. 91 000 ukrainas janë pranuar në Bullgari, shtoi Gençovska.
Erdha ta falënderoj Bullgarinë për mbështetjen tuaj ndaj shtetit dhe popullit ukrainas, tha Kuleba. Jam i sigurt se Bullgaria nuk e bën këtë për shkak të marrëdhënieve tona tradicionalisht të mira, por sepse siguria e Ukrainës do të thotë siguri për Bullgarinë, tha mysafiri dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Sofjes për perspektivën evropiane të Ukrainës. Jam i vetëdijshëm për rolin e Rusisë në historinë bullgare. Por sot Rusia është ndryshe: ajo vret, torturon, përdhunon. Kjo nuk është një Rusi që meriton simpati, shtoi Kuleba.Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Fshati Dellçevo, komuna e qytetit Goce Dellçev, po rivendos traditën e festimit të Ditës së Enjos (Enjovden) me një program dyditor më 21 dhe 22 qershor, njoftoi komuna e qytetit Goce Dellçev. Ngjarjet do të nisin më 21 qershor me një procesion nga..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..