112 km në juglindje të kryeqytetit Sofje dhe 37 km në perëndim të Plovdivit ndodhet Pazarxhiku - një qytet që për shkak të klimës së tij të favorshme është një nga qendrat për prodhimin e frutave dhe perimeve. Por banorët e tij nuk janë krenarë vetëm për prodhimin vendas, por edhe për trashëgiminë e tyre kulturore. Një nga ikonostaset më të bukura të gdhendur në dru në Bullgari ndodhet në kishën “Fjetja e Shenjtë e Nënës së Zotit” e vitit 1837. Kjo është kisha më e madhe e ruajtur e Rilindjes në vend. Është bërë nga mjeshtërit maqedonas për 10 vjet dhe është nën mbrojtjen e UNESKO-s.
Foto: Vlladimir Vlladimirov
Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe. Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës,..
Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...
Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov