Nën patronazhin e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, filloi një iniciativë bullgaro-ukrainase e titulluar “Dhuro libër për një fëmijë ukrainas”. “Ne duam që fëmijët që janë larg shtëpisë të lexojnë në gjuhën e tyre amtare”, tha për BNR Desisllava Aleksieva, kryetare e Fondacionit “Librat dhe Fëmijët”. Fondacioni ka shpërndarë tashmë 2500 libra për fëmijët ukrainas dhe planifikon të shtypë 17 000 të tjerë të siguruar nga botues ukrainas. Librat do t’u dhurohen fëmijëve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv dhe qytete të tjera, si dhe për bibliotekat rajonale për të krijuar rafte librash në ukrainas. Sipas të dhënave zyrtare, në Bullgari ka mbi 25 000 fëmijë ukrainas.
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...