Më 20 prill mbushen 120 vjet nga lindja e njërit prej përfaqësuesve më të shquar të shkollës së kompozitorëve bullgarë – Veselin Stojanov.
Ai lindi në Shumen – një qytet me tradita të pasura teatrore, muzikore dhe letrare. U diplomua për piano dhe kompozim në Akademinë e Artit Muzikor dhe Dramatik në Vjenë. Pasi u kthye në Bullgari në vitet 30-të të shekullit të kaluar ai u përfshi aktivisht në jetën muzikore të kryeqytetit. Veselin Stojanov është njeri nga themeluesit e Shoqatës së Kompozitorëve Bullgarë “Muzikë Bashkëkohore” në vitin 1933. Ai jepte mësim edhe në Akademinë Kombëtare të Muzikës; në vitin 1945 u bë profesor i kompozicionit dhe formave muzikore; më vonë - dekan i Fakultetit Teorik dhe rektor në periudhën 1956-62. Jepte mësime të kompozicionit deri në vdekjen e tij në vitin 1969.
Veselin Stojanov lë një trashëgimi të pasur krijuese me vepra për orkestër simfonike, koncerte instrumentale, opera, vepra dhome dhe vokale etj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzikantët e grupit Strykers udhëhiqen gjithmonë nga ideja e krijimit të një vepre origjinale në fushën e hard rock-ut melodik. Incizimi i tyre i fundit me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rinj Gergana Stojanova dhe Leon Daniell i kushtohet Tokës dhe..
Muzikantët nga grupi JazzBoree gërshetojnë traditën dhe modernitetin në këngët e tyre. Kështu ndodh edhe në atë të fundit – “Plladnej” (“Mesdita”), frymëzuar nga historitë tona popullore të dashurisë. Këngëtarja Savina Pllamenova është autore e muzikës..
Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..