Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Mihajllov nuk ka qenë fashist, tha Presidenti

Foto: BGNES

Është koha që ideologjia antibullgare në Maqedoninë e Veriut që qëllimisht po i helmon marrëdhëniet tona, të mbetet në të kaluarën, tha Presidenti Rumen Radev në Sofje. Përpjekjet në Shkup për të ndërtuar një identitet të bazuar në falsifikimet e Kominternit, dhe jo në të vërtetën historike, janë kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët duan anëtarësimin në BE, shtoi Presidenti.

Me akuzën se pse qendra kulturore bullgare në Manastir mban emrin e Ivan Mihajllovit, Kreu i Shtetit tha: “Nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajllov ishte njeriu që i refuzoi Hitlerit të përfshijë Maqedoninë në një luftë vëllavrasëse me Bullgarinë. Jo Ivan Mihajllov, por persona të tjerë, pas vendosjes së diktaturës jugosllave, vrisnin dhe torturonin dhjetëra mijëra njerëz në kampet e përqendrimit, vetëm për faktin se vazhduan të quheshin bullgarë. Ky është fashizëm i vërtetë”, tha Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 marsin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 6°. Në zonat juglindore do të ketë ende reshje shiu para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi, ndërsa pas mesditës dhe në mbrëmje në veri të..

botuar më 25-03-11 7.35.MD

Asenovgrad e mirëpriti kontingjentin tonë të kthyer nga Kosova

Kontingjenti ynë ushtarak, i kthyer me sukses nga misioni paqeruajtës në Kosovë, u prit me një ritual solemn në sheshin qendror “Akad. Nikollaj Hajtov” në qytetin Asenovgrad (Bullgaria Jugore). 6 muaj më parë u larguan rreth 120 ushtarakë dhe deri..

botuar më 25-03-11 6.35.MD

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon..

rinovuar më 25-03-11 5.31.MD