Është koha që ideologjia antibullgare në Maqedoninë e Veriut që qëllimisht po i helmon marrëdhëniet tona, të mbetet në të kaluarën, tha Presidenti Rumen Radev në Sofje. Përpjekjet në Shkup për të ndërtuar një identitet të bazuar në falsifikimet e Kominternit, dhe jo në të vërtetën historike, janë kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët duan anëtarësimin në BE, shtoi Presidenti.
Me akuzën se pse qendra kulturore bullgare në Manastir mban emrin e Ivan Mihajllovit, Kreu i Shtetit tha: “Nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajllov ishte njeriu që i refuzoi Hitlerit të përfshijë Maqedoninë në një luftë vëllavrasëse me Bullgarinë. Jo Ivan Mihajllov, por persona të tjerë, pas vendosjes së diktaturës jugosllave, vrisnin dhe torturonin dhjetëra mijëra njerëz në kampet e përqendrimit, vetëm për faktin se vazhduan të quheshin bullgarë. Ky është fashizëm i vërtetë”, tha Radev.Mbështetja e bullgarëve për Eurozonën u rrit me 9 pikë në 46 për qind, sipas anketës së vjeshtës të “Eurobarometri”, të kryer nga 11 tetori deri më 1 nëntor. Por vendi mbetet i ndarë për këtë temë, sepse 46 për qind janë kundër vënies në qarkullim të..
Ministri në detyrë i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, transmeton BTA. Këshilli miratoi sanksione të reja kundër Rusisë, të përfshira në paketën e 15-të të sanksioneve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet dhe Svetllana Grinçuk. Ata diskutuan situatën pas aksidentit me cisternat ruse pranë ngushticës së..
GERB-SDS i bëri thirrje kryeministrit Dimitër Gllavçev që të tërheqë Marrëveshjen 10-vjeçare të Sigurisë me Ukrainën. Sipas Daniell Mitov nga GERB,..
"BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për..
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me..