Një pyll i bukur me 100 qershi japoneze tashmë po rritet në Parkun “Maqedonia” në qytetit Blagoevgrad. Pemët u blenë me fondet e mbledhura nga pazaret bamirëse të organizuara nga Viktorija Andonova nga Shoqata “Kauza Blagoevgrad”, me mbështetjen e Komunës së qytetit Blagoevgrad. Pylli u mboll me punën e studentëve të Universitetit Amerikan në Bullgari, përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve.
E nisëm këtë veprimtari me shaka, por sigurisht të gatshëm për t’ia dalë mbanë. Shumë njerëz u përfshinë në blerjen e fidanëve. Dua që të gjithë ata që vijnë këtu dhe ulen nën qershitë, të ndihen të shpëtuar të paktën për këtë moment”, tha Viktorija Andonova para BNR-Bllagoevgrad.
“Këto pemë në Japoni sjellin shëndet dhe fat, shpresoj që të sjellin shëndet për të gjithë njerëzit në Bllagoevgrad”, uroi Georgi, student në Universitetin Amerikan në qytet.
Periudha e lulëzimit të pemëve të qershisë është e shkurtër - rreth 10 ditë, dhe sipas filozofisë lindore gjë që vjen të na kujtojë se sa jetëshkurtër dhe kalimtare është bukuria.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: blgmun.comInstitucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..
Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..
Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..
Verë, temperatura të larta, gjendje pushimi. Por për fat të keq me verën nuk vijnë vetëm emocione pozitive, por edhe probleme reale dhe shumë serioze...