Festat e ndritshme të krishtera janë një kohë që shumë e shohin si një pushim të shkurtër. Ky nuk është rasti për personat e punësuar në institucionet mjekësore, të cilëve më shumë se një herë u është dashur të kryejnë detyra të rënda gjatë festave zyrtare.
“Besimi te Zoti është ajo që më jep forcë fizike dhe mendore për të kaluar luftën për jetën e dikujt, përmes detyrës së rëndë, e cila është një provë e vërtetë. Nuk është e lehtë t’i rezistosh fatkeqësisë së njerëzve, por ka edhe gëzim kur sheh mirënjohjen e atyre që ke ndihmuar”, thotë infermierja 50-vjeçare Kalina Miteva. Ajo punon në urgjencën e Spitalit “Hristo Botev” në Vraca që nga themelimi i tij 12-13 vite më parë.
Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare me rastin e festave të Pashkëve, infermierja nga Vraca tha se marrëdhëniet mes personelit mjekësor dhe pacientëve në Bullgari ndryshojnë nga “Osanna!” deri në “Kryqëzoje atë!” Ka ende shumë pacientë që bëjnë kërcënime ndaj mjekëve - nuk kursen asgjë nga jeta profesionale infermierja:
“Por, siç na ka thënë Zoti: “Lum ata që janë të mëshirshëm, sepse ata do të kenë mëshirë!”, ndaj bëj çmos për ta mbajtur këtë urdhërim. Puna jonë në Departamentin e Urgjencës kërkon që ne të jemi të parët, të mëshirshëm dhe të ftohtë për të përmbushur kujdesin tonë për të sëmurët. Besimi im në Zotin dhe Trininë e Shenjtë, besimi im më jep forcë të jashtëzakonshme që të mund të duroj në profesion gjatë gjithë këtyre viteve.”
Redaktore: Gergana Mançeva, sipas intervistës së Iva Antonova – BNR “Horizont”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të regjistruarit për vitin e ardhshëm akademik, më të shumtët janë nga Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut..
Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit. Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe..
Monumenti në majën Buzlluxha – simbol i epokës socialiste në historinë bullgare dhe “yll” mes adhuruesve të turizmit të errët (dark tourism), për të pestën herë është skena e një festivali me frymë moderne dhe kauzë. Për të pestin vit, OPEN BUZLUDZHA..
Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të..