Një koleksion i pasur pllakatesh shumëngjyrësh bullgarë të cirkut formon një retrospektivë të historisë 125-vjeçare të artit vendas të cirkut në Galerinë e Sofjes "Rajko Aleksiev". Arsyeja e ekspozitës është shfaqja e parë e grupit të parë profesional bullgar të cirkut “Flamuri Bullgar”, me udhëheqës Petër Panajotov. Ajo u mbajt më 24 prill 1897, pikërisht ditën e Pashkës, në kuadrin e panairit tradicional në Sofje.
Përvjetori i rëndësishëm i artit bullgar të cirkut sivjet shënohet nga një ekspozitë e organizuar nga koleksionisti privat Dragomir Draganov me “Muzeun Virtual të Artit të Cirkut Bullgar” dhe Lidhja e Artistëve Bullgarë. Deri më 8 maj mund të shihen 125 pllakate të cirkut bullgar. Ato mbulojnë periudhën nga vitet 30-të të shekullit të kaluar deri në ditët e sotme. Ndër autorët e tyre janë disa nga piktorët më të ndritur vendas dhe artistët e pllakateve si Enço Pironkov, Dimitër Tasev, Bozhidar Ikonomov, Asen Starejshinski, Ljudmill Çehllarov, Atanas Mihalçev, Jani Janev dhe shumë të tjerë. Të rregulluar kronologjikisht, ato praktikisht tregojnë historinë e dy arteve - cirkut dhe poligrafisë. Kjo është ekspozita e parë e pllakateve në Bullgari kushtuar vetëm artit të cirkut.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: sbhart.com
Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..
Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..