Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev uroi homologun francez Macron për rizgjedhjen e tij

Rumen Radev dhe Emmanuel Macron, 12 dhjetor 2017
Foto: BGNES

Presidenti bullgar Rumen Radev uruoi Emmanuel Macron për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Francë.

Në fjalimin e tij të urimit, Rumen Radev thekson se Bullgaria vlerëson shumë lart marrëdhëniet tradicionalisht të mira të miqësisë dhe bashkëpunimit me Republikën Franceze, bazuar në vlerat dhe aspiratat tona të përbashkëta për të ndërtuar një Evropë të bashkuar, të fortë dhe solidar.

Radev gjithashtu shpreh besimin se Bullgaria dhe Franca do të vazhdojnë të punojnë së bashku për mbrojtjen e të drejtave universale të njeriut, për të garantuar një të ardhme të sigurt dhe premtuese për qytetarët e të dy vendeve edhe në këtë periudhë të sfidave globale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 prillin

Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..

botuar më 25-04-24 7.40.MD

Të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkojnë sërish ndëshkime më të rrepta për vrasësit e rrugës

Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..

botuar më 25-04-24 6.52.MD

19 për qind e bullgarëve mbështesin kabinetin

Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave nga Agjencia Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..

botuar më 25-04-24 6.14.MD