Ministrja e punëve të jashtme Teodora Gençovska tha, se Bullgaria përkrah me koncekuencë perspektivën evropiane të Ukrainës, transmetoi BTA. Gjatë forumit në Sofje “BE takohet me Ballkanin”, në të cilin politikanë dhe ekspertë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE, Gençovska tha, se vendi i Ukrainës është në familjen evropiane dhe se pavarësia dhe sovraniteti i saj janë me rëndësi kyçe për sigurinë evroatlantike. Sa i përket integrimit të Ballkanit Perëndimor, Gençovska theksoi, se përkrahja e Bullgarisë është kategorike, por jo pa kushte. Në lidhje me kandidaturat e Gjeorgjisë dhe Moldavisë, mbështetja bullgare mbetet e pandryshuar.
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm është në kontakt me autoritetet kompetente suedeze dhe po monitoron në mënyrë aktive zhvillimin e rastit. Këtë e..
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën..
Në Katedralen Metropolitane “Shën të Dielën” në kujtim të igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandrit Amvrosij, shërbehet meshë përkujtimore nga..