Autoritetet në Kiev do të kërkojnë armë nga delegacioni bullgar, i cili do të arrijë nesër në kryeqytetin ukrainas. Këtë e bëri të ditur në një videomesazh zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olga Stefanishina para forumit “BE takon Ballkanin”. Ajo shtoi se vendi i saj pret të marrë mbështetjen tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, Ministrja jonë e Jashtme Teodora Gençovska tha se Bullgaria shpreson që Komisioni Evropian do të rekomandojë që Ukrainës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.
"Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe nuk ka garanci se rendi ndërkombëtar do të ruhet," tha Teodora Gençovska gjatë forumit. Sipas saj, lufta dhe mizoria ndaj popullsisë ukrainase janë një përpjekje për të kufizuar me forcë të drejtën e një shteti të pavarur për të përcaktuar të ardhmen e tij.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..