Që nga fillimi i epidemisë, situata e pasigurt dhe masat vazhdimisht në ndryshim i detyruan njerëzit të kërkojnë mënyra të reja për t'u çlodhur dhe për të bërë pushime - larg turmave me njerëz dhe më afër natyrës. Kështu në pah doli turizmi i kampingut.
Si një formë e pushimit, kampingu fare nuk është një novitet në Bullgari. Vetëm gjatë vitit 1984 në vend ka pasur 117 kampingje funksionuese. Për krahasim, sot në Regjistrin Kombëtar Turistik janë përfshirë mezi 47.
Vendi ynë disponon të gjitha premisat për zhvillimin e këtij tipi turizmi-një klimë të butë, një bregdet piktoresk në Detin e Zi, një natyrë malore tepër unikale. Këto të dhëna natyrore e bëjnë tërheqëse dhe për turistët nga shtetet fqinje, nga Evropa dhe Izraeli.
“Gjatë 2 vjetëve të fundit, duke pasur parasysh situatën mjaft të nderë, në të cilën u nevojit të jetojmë, ruletët nëpër rrugët e Bullgarisë u shtuan jashtëzakonisht shumë. Përveç kësaj, me çdo një vit të kaluar po rritet numri i kampingjeve tek ne. Dhe mendoj se, kohët e fundit preferohet pikërisht ky lloj udhëtimesh dhe pushimesh afër natyrës”- vuri në dukje përpara Radios Kombëtare Bullgare Mariana Vëllçeva, organizatore e ekspozitës së Pestë të specializuar për kamping turizëm në Sofje. Tanimë ka dhe prodhues bullgar të ruletëve, saktëson Mariana Vëllçeva.
Një anketë e Radio Bullgarisë tregon se bullgarët gjithnjë e më shumë kërkojnë kamping pushime romantike, por nuk janë të kënaqur nga niveli i këtij lloji të ofertës në vendin tonë.
“Turizmi i kampingut duhet të përmirësohet si tërësi tek ne. Gjatë 2-3 vjetëve të fundit vihet re një zhvillim, por ndryshe jemi mjaft mbrapa”, thotë Dimitër, i cili është i pasionuar pas kampingut dhe preferon këtë lloj pushimi për familjen e tij.
Ku janë të fshehura problemet?
Në vend të parë është mungesa e një politike adekuate sa i përket kampingimit. Gjatë 30 vjetëve të fundit u bëmë dëshmitarë të një ndërtimi në masë të bregdetit të Detit të Zi me komplekse hotelesh, kurse kampingjet ekzistuese akoma nga koha e socializmit qenë të lëna për një kohë të gjatë pa mirëmbajtjen e nevojshme. Shpëtuan vetëm pak skaje të paprekura nga betoni buzë detit. Pikërisht aty, gjatë 2-3 vjetët e fundit, “po dalin si kërpudha” kampingje të reja. Shpesh ato e plotësojnë ligjin, por jo dhe standardet evropiane.Kjo është arsyeja se pse shumë bullgarë shkojnë jashtë vendit me çadrat e tyre.
“Gjatë 3 vjetëve të fundit nuk kam qenë në kamping në Bullgari, sepse akoma që herën e parë, në të cilën u vendosëm në kamping në Greqi, morëm vendim që të mos e ndryshojmë vendin. Në Greqi kushtet janë mjaft më të mira”, thotë Svetlla, një pjesëmarrëse tjetër në anketën e Radio Bullgarisë.
Aktualisht në Ministrinë e Turizmit po punohet sipas një rregulloreje për rregullat e kampingut në vendin tonë. Kurse njerëzit, si Svetlla, për të cilët kjo është forma më e mirë për pushim, mbase do të kenë gjithnjë e më shumë arsye të hapin çadrat e tyre në Bullgari:
“Sivjet mbase do të jem përsëri në Greqi, por shpresoj që ta gërshetojmë me një kamping, pavarësisht dhe të shkurtër dhe në Bullgari. Shpresojmë që kampingu bullgar të na bëjë përshtypje dhe gjithnjë e më shpesh të jemi këtu”, komenton akoma Svetlla.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pixabay, camping.bg, Kristina Abaxhieva
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..