Hotelierët që kanë akomoduar refugjatët ukrainas në bazat e tyre në det nuk kanë marrë shumat e premtuara nga shteti. Sipas qeverisë, ata duhej të merrnin 40 leva (rreth 20 euro) në ditë për çdo ukrainas të akomoduar nga 24 shkurti deri në fund të marsit. Por, për shkak të vonesës së regjistrimit për mbrojtje të përkohshme, afati u shty deri në mes të prillit. Hotelierët alarmojnë se burimet e tyre financiare janë shteruar. Faturat e energjisë elektrike ende nuk janë mbuluar. Në të njëjtën kohë kujdesi për qytetarët ukrainas dhe sigurimi i ushqimit nuk mund të ndalet, thonë hotelierët.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022...
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..