Për shkak të problemeve shëndetësore, kampionia olimpike Ekaterina Dafovska dha dorëheqjen si kryetare e Federatës Bullgare të Biatlonit. Në mbledhjen e radhës më 11 maj 2022, Bordi Drejtues do të caktojë datën e zgjedhjes së presidentit të ri të Federatës nga Mbledhja e Përgjithshme.
Medalistja e artë në Lojërat Nagano u rizgjodh së fundmi në krye të federatës, pavarësisht kundërshtimeve të forta dhe mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit rreth financimit shtetëror për Federatën Bullgare të Biatlonit.I vetmi bullgar me fitore në Kupën e Botës, Radosllav Jankov, përfundoi në vendin e tretë në renditjen përfundimtare të sllallomit të dytë paralel të Kupës së Botës të Snowboardit, që u zhvillua në Bansko. Kjo ndodhi pas një kontestimi të stafit bullgar..
Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov..