Për shkak të problemeve shëndetësore, kampionia olimpike Ekaterina Dafovska dha dorëheqjen si kryetare e Federatës Bullgare të Biatlonit. Në mbledhjen e radhës më 11 maj 2022, Bordi Drejtues do të caktojë datën e zgjedhjes së presidentit të ri të Federatës nga Mbledhja e Përgjithshme.
Medalistja e artë në Lojërat Nagano u rizgjodh së fundmi në krye të federatës, pavarësisht kundërshtimeve të forta dhe mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Rinisë dhe Sportit rreth financimit shtetëror për Federatën Bullgare të Biatlonit.Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..