Më shumë se 60 zejtarë nga i gjithë vendi marrin pjesë në Festivalin e Qilimit në qytetin Çiprovci të Bullgarisë Veriperëndimore nga 29 prilli deri më 1 maj, njoftoi Kryetari i bashkisë Pllamen Petkov. Mes tyre ka dhe mjeshtër nga fqinja jonë perëndimore Serbia. Përveç punishteve tradicionale për qilima të Çiprovos, me interes priten dhe vrapimi dhe gara me biçikleta për fëmijët, si dhe koncerti folklorik me fishekzjarrë, që do të mbyllë edicionin e sivjetshëm të festivalit.
Endja e qilimave mbi një bazë pambuku ose tërësisht prej leshi ka qenë një traditë për rajonin që nga shekulli i 17-të.Lënda e parë për produktet e bukura që janë bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, mjeshtrit i kanë siguruar nga tufat e mëdha delesh të rritura në zonë. Më shumë për historinë e punimit të qilimave në këtë krahinë të Bullgarisë do të mësoni nga publikimi “Historia e qilimave të Çiprovcit zbulohet në festival” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..
Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..