Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se po punohet për të devijuar gazin natyror direkt për në Bullgari dhe Poloni në përgjigje të pezullimit të furnizimeve ruse. “Ne nuk do ta lejojmë Rusinë të shmangë sanksionet me anë të frikësimit apo zhvatjes. Ne nuk do t'i lejojmë ata të përdorin naftën dhe gazin e tyre për të shmangur pasojat e agresionit të tyre”, sqaroi Biden cituar nga Reuters.
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një buxhet prej 33 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën, duke sanksionuar mundësinë e heqjes së aseteve të oligarkëve rusë në Shtetet e Bashkuara në favor të Kievit.
Bullgaria do të jetë një nga vendet e pakta që do të ftohet në programin e rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Ftesa iu drejtua nga presidenti Volodimir Zelenski kryeministrit Kiril Petkov dhe është një shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Bullgarisë, njoftoi Këshilli i Ministrave në Facebook.
Një marsh proteste në Sofje, i mbledhur në rrjetet sociale, bëri thirrje për dërgimin e armëve në Ukrainë dhe refuzimin e përdorimit të gazit rus, me të cilin Moska po financon agresionin kundër Ukrainës. Marshimi përfundoi tek Ura e Shqiponjave, ku për rreth 40 minuta protestuesit bllokuan udhëkryqin kryesor.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..