Po afron stina e verës, në të cilën përveçse të shijojmë pushimin tonë, mund të... martohemi. Një pjesë e detyrueshme e çdo një ceremonie të ngjashme civile dhe kishtare janë fustani i bardh i nusërisë dhe dhjetëra buqetat me lule tepër të bukura por dhe jo shumë rezistuese. Për të shpëtuar veten nga ndjenja e keqardhjes se duhet t'i hedhin brenda një jave, çiftet mund të përfitojnë nga iniciativa e re e Fondit Botëror për Natyrën e Egër. Thirrja e tyre ndaj familjeve të reja të ardhshme është të lusin të ftuarit të dhurojnë paratë që planifikojnë të harxhojnë për një buqetë. Fondet e mbledhura do të harxhohen nga organizata për mbjelljen e pyjeve të reja. Gjëja e vetme të cilën do të duhet që ta bëjnë mikpritësit e dasmës është të plotësojnë një anketë të shkurtër, në të cilën të saktësojnë datën e ngjarjes dhe emrat e të rinjve që do të martohen. Si përgjigje ata do të marrin një arkë speciale dhurimi. Shumën e parave të mbledhura pas festës, mund t’ia dorëzojnë personalisht përfaqësuesit të WWF ose nëpërmjet llogarisë bankare.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..