Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev: Misioni i ushtarakëve profesionist është të parandalojnë përshkallëzimin e luftës

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev paralajmëroi të mos lejohet përshkallëzimi i luftës në Ukrainë, me vetëdijen e qartë dhe vlerësimin shumë të matur të potencialit shkatërrues të luftës. “Misioni i ushtarakëve profesionistë sot është ta pengojnë atë të rritet dhe këtë duhet ta bëjmë me profesionalizëm në emër të sigurisë”, tha kreu i shtetit, i cili mori pjesë në një fluturim demonstrues të gjuajtësit Jurofajtër Tajfun 2 të Forcave Ushtarako Ajrore Spanjolle. Sipas Radevit, politikanët dhe demagogët nuk e kuptojnë apo anashkalojnë rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit, në emër të interesit partiak apo vetjak.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Transporti publik në Sofje do të bllokohet më 14 maj para mesditës

Punonjësit e transportit publik të Sofjes njoftuan një protestë të mërkurën, më 14 maj. Disa ditë më parë, kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, tha se ka indikacione se transporti publik do të bllokohet nga ora 4:00 deri në orën 8:00..

rinovuar më 25-05-13 5.23.MD
Natalija Kisellova

Parlamenti nuk do ta shqyrtojë kërkesën e presidentit për referendum mbi euron

Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e konfirmuan informacionin. Kështu, Asambleja Kombëtare nuk do ta shqyrtojë propozimin e presidentit..

rinovuar më 25-05-13 4.12.MD
Krasimir Vëllçev

Mësimi i lëndës "Fe dhe Virtyte" ka një funksion edukativ

Arsyeja kryesore për mësimin e lëndës "Feja dhe Virtytet" është forcimi i funksionit edukativ të shkollës. Sipas fjalëve të Ministrit të Arsimit Krasimir Vëllçev, "ky do të jetë një orë mësimore për edukimin në mirësi". Duke folur për Televizionin..

botuar më 25-05-13 12.02.MD