Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Janev shpalli projektin e tij të ri politik

Stefan Janev
Foto: Ani Petrova

“Vrulli Bullgar” është emri i projektit të ri politik të ish-Kryeministrit në detyrë Stefan Janev. Në një postim në Facebook, Janev thekson se Bullgaria ka nevojë për një perspektivë të re, pasi është në një krizë të vazhdueshme social-ekonomike. Sipas Janev, ekonomia nuk po funksionon siç duhet, sistemi social është në prag të kolapsit dhe nuk ka liderë largpamës politik. Janev thekson gjithashtu se Bullgaria po përballet me një katastrofë demografike, e cila është një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare dhe për vetë ekzistencën fizike të shtetit bullgar.

Pritet mbledhja themeluese të mbahet më 5 maj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore propozoi ministri i mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..

botuar më 25-06-24 3.09.MD
Pelikani kaçurrelë

Thatësira i largoi pelikanët kaçurrelë

Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..

botuar më 25-06-24 1.24.MD
Dobromir Borisllavov

Pasojat e tregtisë së paligjshme me kafshë të egra në Bullgari janë të rrezikshme si për njerëzit, ashtu edhe për vetë kafshët

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..

botuar më 25-06-24 11.52.PD