Bullgaria ngjitet me 21 vende në Indeksin vjetor të Lirisë së Fjalës të organizatës “Reporterët pa Kufij” dhe kalon nga vendi 112 në vendin e 91.
Norvegjia, Danimarka dhe Suedia zënë 3 vendet e para në renditje.
“Moldavia (vendi i 40-të) dhe Bullgaria (vendi 91) po bëjnë progres të dukshëm falë ndryshimit të qeverive dhe shpresës që sjell ky ndryshim për përmirësimin e situatës. Edhe pse shumë media në këto vende po vazhdojnë të jenë në pronësi ose të kontrolluara nga oligarkët”, thonë “Reporterët pa Kufij”. Organizata joqeveritare i formon vlerësimet e saj në bazë të anketave me gazetarë të përzgjedhur vendas në vendet e vlerësuara.
Për herë të fundit Bullgaria ishte ndër 100 vendet e para në renditje në vitin 2013.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Komisioneri Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundim të Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Pas takimit me ministrin e drejtësisë, Georgi Georgiev, ai tha para mediave se përbërja dhe..
Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje në hapjen e edicionit jubilar të Javës së Pyllit, njoftoi Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Lutja u shërbeu në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër..
Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë - 7 prill, kryeministri Rosen Zheljazkov shprehu vlerësimin dhe respektin e thellë për mjekët dhe..
Shoqata civile "Engjëjt në rrugë" organizoi një protestë para Gjykatës në Sofje kundër aksidenteve rrugore që morën qindra jetë. Procesioni kaloi..
Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe..