Tenisti bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të turneut Masters në Madrid, pasi mundi Maxime Cressy nga SHBA - 6:2, 7:6 (4). Dimitrovit iu deshën një orë e 26 minuta për të mposhtur të 64-tin në renditjen botërore, i cili kaloi kualifikueset në kryeqytetin spanjoll. Kështu, bullgari u hakmor për humbjen e tij nga Cressy në turneun e Melburnit në janar.
Në raundin e dytë më 4 maj, Dimitrov do të luajë me argjentinasin Diego Schwartzman.
Në dy paraqitjet e fundit në kryeqytetin spanjoll, Dimitrov u eliminua në raundin e parë. Në karrierën e tij në 8 pjesëmarrjet e mëparshme në Madrid, bullgari ka arritur vetëm një herë në çerekfinale në vitin 2015.Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në..