Në afërsi të qytetit grek Aleksandrupolis filloi ndërtimi i një terminali të gazit të lëngshëm, ku merr pjesë edhe Bullgaria. Kryeministri Kirill Petkov tha se dita e sotme do të mbahet mend në historinë politike të Greqisë dhe Bullgarisë si ditë e përpjekjes për liri ekonomike dhe pavarësi politike. Petkov falënderoi Kryeministrin Kiriakos Micotakis jo vetëm për mbështetjen e tij politike, por edhe për mbështetjen që Bullgaria merr tani kur Rusia ndërpreu furnizimin me gaz natyror. Sipas Petkov, palët mund të kundërshtojnë presionin rus vetëm së bashku. Kryeministri grek tha se shumë shpejt Greqia do të mund të pranojë sasi të shtuara të gazit të lëngshëm dhe jo vetëm do të mbulojë tregun kombëtar, por do të sigurojë edhe zëvendësimin e një pjese të madhe të nevojave në Ballkan.
Sipas kryeministrit bullgar, deri në fund të qershorit duhet të përfundojë i gjithë ndërtimi i lidhjes së gazit Greqi-Bullgari. Gazsjellësi pritet të vihet në shfrytëzim komercial për sezonin e ardhshëm të ngrohjes.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..