Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlladisllav Dimitrov për rrugën nga lufta deri në mirënjohjen ndaj bullgarëve

Foto: arkiv personal

Nëse sot qëndroni disa minuta në një kënd lojërash në Sofje, me siguri do të dëgjoni të folurin ukrainas dhe do të shihni rreth jush prindër me fëmijë të vegjël që ende mbajnë në sy pamjet e luftës. Por për ta, buzëqeshja është një lëkundje. Ata janë të shpëtuarit. Njeri prej këtyre njerëzve është 38 vjeçari Vlladisllav Dimitrov nga Kievi, magjistër i shkencave politike dhe doktor i filozofisë nga Universiteti i Kievit “Taras Shevçenko”, ku në vazhdim të 15 viteve ishte lektor.  Ai është pronar i një agjencie reklamimi që ofron shërbime në fushën e lidhjeve me publikun. Mirëpo, mbi të gjithë ai është bir, bashkëshort dhe baba i një vajze të bukur katërvjeçare. Vlladisllav e zgjodhi Bullgarinë në rrugën e tij drejt paqes.

“Unë jam bullgar nga Besarabia, gjyshi im lindi në një fshat në afërsi të qytetit Dobriç të Bullgarisë Verilindore. Prej aty janë rrënjët e mia. Unë linda dhe rrita në Kiev, por në zemrën time gjithnjë ishte Bullgaria. Edhe para luftës kisha një plan për t’u zhvendosur në Bullgari me familjen time. Planifikuam të mbërrinim në maj të këtij viti, të kërkonim një punë dhe të jetonim këtu. Por siç thonë - nëse doni ta bëni Zotin të qeshë, tregojini atij për planet tuaja.

Kur gjithçka filloi ishte mëngjesi i së enjtes, ne u zgjuam në orën 4-5 të mëngjesit nga të shtënat dhe shpërthimet. Nëna ime thirri në telefon dhe tha - “Lufta ka filluar! Shkoni menjëherë në strehën e bombave dhe prisni udhëzimet.” Ne e bëmë atë. Të nesërmen, kur gjërat u përshkallëzuan, thirra ambasadën bullgare dhe kërkova të evakuoheshim. Të hënën, saktësisht në orën 11, nuk do ta harroj kurrë këtë moment, ra telefoni dhe më thanë se kishim një orë e gjysmë për të shkuar në ambasadë. Unë dhe gruaja ime morëm menjëherë dy çanta shpine dhe vajzën tonë, e lamë strehën dhe dolëm në rrugë. Nuk kishte transport, asgjë nuk funksiononte, ndalesat ishin bosh, kishte vetëm postblloqe sigurie që kaloheshin me vështirësi në këmbë. Një ditë më parë, një raketë goditi një ndërtesë 25-katëshe 500 metra larg vendit ku ishim fshehur. Na u desh të dilnim shumë shpejt. Ndalova një makinë civile dhe pyeta shoferin, të cilin e pashë për herë të parë në jetën time, nëse mund të na çonte në qendër. Ai pranoi, kështu që kaluam postet e sigurisë dhe arritëm në ambasadë, ku na ndihmuan të vinim në Bullgari”.

Kjo është historia e Vlladisllav. Rruga e shpëtimit për të dhe familjen e tij kalon 52 orë në autobus me fëmijën e tyre katërvjeçar. Prindërit e tij dhe ata të gruas së tij mbetën në Kiev, ku janë tani. “Ne flasim me ta në telefon çdo ditë, por ata nuk duan të largohen nga qyteti”, tha Dimitrov pa pasur një përgjigje të qartët pyetjes “Pse?”.

Dhe përderisa bota e ka të vështirë të kuptojë luftën që filloi më 24 shkurt, ne pyesim nëse ishte e parashikueshme për popullin e Ukrainës.

“Si qytetar, si njeri nuk e kam besuar kurrë se do të ndodhte! Por si specialist i çështjeve politike mund të hamendësoj, sepse gjërat u përshkallëzuan në tetë vitet e fundit - shpjegon Vlladisllav Dimitrov. - E vërteta është se askush nuk priste që Rusia të bënte atë që ndodhi - të bombardonte civilët. Më kujtohet 20 vjet më parë gjyshi im më tha: “Mbaje mend bir, një ditë do të jemi në luftë me Rusinë”. Pastaj u përgjigja me shumë prerje se kjo nuk mund të ndodhte. Historikisht, megjithatë, propaganda gjatë 22 viteve të fundit nuk mund të kishte çuar në asgjë ndryshe” - thotë i riu ukrainas. Shpresat e tij janë të moderuara se gjithçka do të përfundojë së shpejti. Dhe derisa të ndodhë kjo, Vlladisllav po i ndihmon ata që kalojnë në rrugën e tij me aq sa mundet. Ai është kategorik se së bashku me gruan e tij do të bëjnë gjithçka që të jenë pjesë e shoqërisë bullgare dhe të jenë të dobishëm për të. Ai është jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen dhe qëndrimin ndaj vajzës së vogël, e cila prej një jave frekuenton një kopsht në Sofje dhe përshtatet më lehta nga ata të tre. Ai pranon se në këtë fazë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shohë të ardhmen e tij këtu dhe thotë: “Bullgaria është shtëpia ime sot”.

“Kurrë nuk e kam besuar se bullgarët do të na ndihmonin dhe do të ishin empatikë në mënyrën se si bënë. Ky solidaritet dhe unitet është i papritur për mua. Faleminderit bullgarë!

Përgatiti në shqip: Setllana Dimitrova

Foto: arkivi personal, BGNES, sofia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cveti dhe buajt e saj "të lumtur" të racës bullgare murra

Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..

botuar më 24-05-30 7.30.PD

Një delegacion shtetëror bullgar sjell në Vatikan simbolet bullgare të paqes dhe unitetit shpirtëror

Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..

botuar më 24-05-21 7.30.PD
Shoshana Baruh

Byrek me djathë, dhallë dhe tarator - Shoshana dhe mëngjesorja e saj bullgare në Brazil

Casa Bulgara ose Shtëpia Bullgare zë një vend kryesor në guidat e kuzhinës në São Paulo - qyteti më i madh në Brazil me mbi 12 milionë banorë. Mëngjesorja ka gati gjysmë shekulli që ndodhet në të njëjtën adresë dhe është në pronësi të 75-vjeçares..

botuar më 24-04-30 7.20.PD