Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 5 majin

Do të jetë e ngrohtë me reshje shiu pasdite në zonat malore

Foto: BGNES

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10 gradë, në Sofje - rreth 5. Para mesditës do të mbajë mot me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Në mesditë do të mbajë mot i vranët dhe kryesisht në zonat malore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë. Maksimumi do të jetë 19 - 24 °, temperatura më të ulëta do të ketë në bregun e Detit të Zi, në kryeqytet deri në 20 °.

Në male do të jetë me diell deri në mesditë. Më pas do të bjerë shi i lehtë, mbi 2200 metra - borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 12°, në 2000 m deri në 6°.

Në ditën e Shën Gjergjit do të ketë reshje shiu mbi Bullgarinë Perëndimore, por do të mbetet i ngrohtë në të gjithë vendin.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Më 3 mars, presidenti u shpall kundër rrënimit të monumenteve historike

Historia nuk është një arsye përçarjeje, por një fat i përbashkët, një përvojë e jetuar nga e cila duhet të dalim më të mençur, më tolerantë, më të bashkuar dhe më të fortë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në fjalimin e tij me rastin e Festës..

botuar më 25-03-04 9.11.PD

Parashikimi i motit për 4 marsin 2026

Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Në rajonet lindore do..

botuar më 25-03-03 7.35.MD

Në Pamporovo shënuan Festën Kombëtare duke zbritur me veshje kombëtare

Mijëra bullgarë nga i gjithë vendi u mblodhën sot në Pamporovo dhe së bashku shënuan Festën Kombëtare - 3 Marsin. Zbritja e madhe me kostume popullore dhe flamuj trengjyrësh për të tetin vit radhazi filloi nga maja Snezhanka dhe temperaturat nën zero..

botuar më 25-03-03 6.52.MD