Forcat ruse do të hapin një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga uzina Azovstal në Mariupol më 5, 6 dhe 7 maj nga ora 8 e mëngjesit deri në 6 pasdite me orën e Moskës, raportoi TASS. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të ndihmojë në shpëtimin e të plagosurve në Azovstal. Trupat ruse sulmuan mbrojtësit e uzinës për të dytën ditë dhe hynë në tunelet e kompleksit, raportoi Reuters.
Gjatë 24 orëve të fundit, 11 sulme ruse në Donbas u zmbrapsën. Ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin mbi disa vendbanime në rajonet Nikolaev dhe Herson, raporton agjencia shtetërore ukrainase UNIAN.
Më 5 maj, në nivel ambasadorë në BE, nis diskutimi i paketës së 6-të të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, të propozuar nga Komisioni Evropian. Brukseli po propozon heqjen graduale të importeve të naftës ruse brenda gjashtë muajve. Hungaria, Bullgaria dhe Sllovakia kanë rezerva për këtë afat.Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..
Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..