Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Raporti i të sapoinfektuarve dhe të shëruarve nga Covid në 24 orët e fundit është 1 me 8

Foto: BGNES

435 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit, ose 285 më pak se një ditë më parë. Mbi 67% prej të infektuarve rishtazi nuk janë të imunizuar. 6% e 7162 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i rasteve aktive ka rënë me 3149 në 134 409. Në spitale janë shtruar 87 persona të infektuar. 76% ose 66 prej të shtruarve nuk ishin të vaksinuar. 786 persona janë të infektuar në spitale. 82 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë harkut të shënuar kohor, 6 persona vdiqën me Covid të konfirmuar. 4 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. 3578 janë shëruar.

Të mërkurën janë dhënë 1 150 vaksina. Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë dhënë 4 384 884 doza vaksinash.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi gjysmë milioni bullgarë janë ndihmuar me një program evropian për të pafavorizuarit social

Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..

botuar më 25-02-22 1.35.MD
Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD