Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia do të ndërtojë një terminal të dytë gazi në Aleksandroupolis

Autoritetet në Greqi kanë lejuar ndërtimin e një terminali të dytë lundrues për ruajtjen dhe pranimin e gazit të lëngshëm në rajonin e Thrakisë, raportoi TASS, duke cituar drejtorin e kompanisë "Gastrade" Kostis Sifneos. Me lejen, kompania do të mund të ndërtojë një terminal të dytë pranë të parit, ndërtimi i të cilit u hap më 3 maj të këtij viti në Aleksandroupolis në prani të kryeministrave të Greqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas Sifneos, Alexandroupolisi do të jetë hyrja për gazin natyror të lëngshëm dhe Bullgaria do të jetë lidhja përmes së cilës mund të kalojnë furnizimet për Serbinë dhe Rumaninë. Me impiantin e dytë të rigazifikimit, gazi do të mund të arrijë në Moldavi dhe Ukrainë.

Ukraina kërkon që Shqipëria të mos pranojë anijet ruse

Në një video fjalim në parlamentin shqiptar, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje Shqipërisë të mbyllë portet e saj për anijet ruse dhe të vendosë kufizime për turistët rusë. Zelenski bëri thirrje gjithashtu për përjashtimin e plotë të bankave ruse nga sistemi financiar global. Presidenti ukrainas shprehu mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj në kuadër të OKB-së.
Tirana dënoi pushtimin rus të Ukrainës dhe shprehu solidaritetin e saj me popullin ukrainas. Ajo gjithashtu mbështeti vendosjen e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Turqia do të kthejë refugjatët sirianë në Sirinë e Veriut

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në një video-mesazh se Ankaraja do të inkurajonte një milion refugjatë sirianë të kthehen në vendin e tyre duke ndërtuar banesa dhe infrastrukturë lokale në Sirinë Veriore. Turqia ka strehuar më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë nga lufta civile siriane. Erdogan po përballet me zemërimin në rritje të shoqërisë për praninë e refugjatëve dhe ka frikë se kjo do të ndikojë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit të ardhshëm, raportoi AFP. Prandaj ai tha se do të punojë me organizata ndërkombëtare dhe vendore për t'i kthyer ata. Videoja u transmetua para qindra njerëzve në Idlib, në Sirinë Veriperëndimore, në një ceremoni për dorëzimin e çelësave të shtëpive që Turqia tashmë i ka ndërtuar për të riatdhesuarit.

Presidenti kroat e lidhi zgjerimin e NATO-s me Bosnje-Hercegovinën

Gjatë një vizite në Vukovar, presidenti kroat Zoran Milanovic tha se ai do të vërë veton ndaj ftesës për Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me NATO-n derisa ligji zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë të ndryshohet, njoftoi agjencia e lajmeve Hina. "Pasi Qiproja mund të vërë veton ndaj sanksioneve të BE kundër presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko derisa të zgjidhet problemi i gazit me Turqinë, pse të mos e bëjë edhe Kroacia," pyeti Milanovic. Parlamenti kroat nuk duhet të ratifikojë pranimin e askujt në NATO derisa ligji zgjedhor në Bosnje dhe Hercegovinë të ndryshojë në mënyrë që kroatët të kenë të drejtën e votës, tha presidenti, duke shtuar se Finlanda nuk është më e rëndësishme për të sesa Kroacia.

Rumania do të prodhojë raketat amerikane Patriot

Kompanitë rumune Romarm dhe Electromecanica dhe kompania amerikane Raytheon Missiles & Defense me bazë në SHBA nënshkruan një memorandum mbi prodhimin e raketave përgjuese SkyCeptor në Ploiesti, njoftoi Agerpres. "Rumania do të jetë vendi i parë që do të jetë në gjendje të përdorë versionin më të fundit të sistemit të mbrojtjes ajrore dhe raketore të SHBA Patriot, të prodhuar nga Raytheon Missiles & Defens," tha në ceremoninë e nënshkrimit ministri rumun i ekonomisë Florin Spataru.
Ministri i mbrojtjes Vasile Danku thotë se dëshiron që ngjarje të tilla "të shumëfishohen njëqindfish" në mënyrë që Rumania jo vetëm të nënshkruajë kontrata për të blerë armë, por edhe të prezantojë teknologji të reja dhe "të përdorë inteligjencën dhe infrastrukturën e Rumanisë në industrinë e mbrojtjes".

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: gastrade.gr, EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD