Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia “Vëzrazhdane” paralajmëron për një embargo ruse të naftës

Kostadin Kostadinov
Foto: BGNES

Ekziston një probabilitet i lartë që Federata Ruse të ndërmarrë veprime proaktive në lidhje furnizimet me naftë për vendet e BE-së dhe NATO-s. Për këtë paralajmëroi kryetari i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov në një brifing në Kuvend, duke iu referuar informacioneve që disponon kjo parti. Ai tha se nafta ka të ngjarë të ndalet nëkuadrin e 10-15 ditëve para embargos së BE-së, që do të thotë një rritje të dyfishtë të çmimeve të karburantit.

Flamuri i Ukrainës është vendosur sërish në fasadën e Bashkisë së Sofjes pasi u hoq nga partia “Vëzrazhdane” mëngjesin e 5 majit. “Vëzrazhdane” bëri të ditur se po e heqin për të kujtuar se vendi i çdo flamuri të huaj është në përfaqësitë zyrtare të shtetit përkatës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në prezantimin e një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas"

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..

botuar më 25-10-02 4.45.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin 2025

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, në Sofje rreth 5°C. Gjatë ditës situata sinoptike do të jetë e ndërlikuar: me re, erë dhe reshje shiu. Era do të jetë mesatare, ndërsa në Bullgarinë Lindore – e fortë nga..

botuar më 25-10-01 7.35.MD
Bojko Borisov

Autoritetet kërkuan mbylljen e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor" pas skandalit me ekipin e Robbie Williams

Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Transportit Rrugor". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete..

botuar më 25-10-01 5.23.MD