Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk është e nevojshme të jesh një lider apo super hero i famshëm botëror për të qenë i guximshëm

Foto: nvu.bg

Dita e Shën Gjergjit është një nga festat më të respektuara në kalendarin popullor bullgar. Përveç për mbi 200 000 bullgarë, të cilët mbajnë emrin Georgi dhe derivatet e tij, shenjtori është gjithashtu mbrojtës i Ushtrisë Bullgare. Por, të mbledhur rreth tavolinës festive, shumë rrallë i japim llogari vetes për emrin e plotë, me të cilin është regjistruar kjo ditë në kalendarin kombëtar: 6 maji - Dita e Trimërisë dhe Festë e Ushtrisë Bullgare. Trimëria, për të cilën njeriu nuk mendohet në ditët e veta të përditshme ose i lidh paraqitjet e saj me figura historike ose heronj të filmave. Sidoqoftë, kjo cilësi është e natyrshme tek çdo një prej nesh dhe manifestimi i saj nuk do të thotë gjithmonë një sy i patrembur si dhe nuk kërkon pjesëmarrje në armiqësi dhe veprime luftarake.

Në ditët tona shpesh trimëria është e lidhur me mundësinë të mbrosh mendimin tënd, edhe kur shumica nuk e ndajnë ose e mendojnë të papërshtatshme.

“Trimëri është kur e di se je i munduar, akoma përpara se të kesh filluar, por pavarësisht nga kjo fillon dhe mbahesh deri në fund. Atëherë shumë rrallë fiton, pavarësisht se nganjëherë  dhe kjo rastis - thotë juristja dhe politologe Lidia Daskallova, duke cituar një mendim të vet të dashur nga libri "Të vrasësh një shpend tallës" – ky është një  përkufizim i mrekullueshëm i fjalës guxim. Kur ke kauzën tënde, edhe nëse fillimisht e mbron tërësisht vetë, je i detyruar ta ndjekësh. Kur arrin njëfitore të vogël ose i bën ndokujt ndonjë mirësi të vogël, ti tërheq akoma pasues të tjerë, të cilët mund ta njohin kauzën tënde.”

Lidia Daskallova

“Nuk është e nevojshme të jesh një super-hero ose ndonjë lider i njohur botëror, që të tregosh trimëri. Ajo mund të tregohet përditë, madje dhe me hapa të vogla, mjafton të kemi një vullnet të mjaftueshëm për këtë”- shton bashkëbiseduesja dhe papritmas e drejton bisedën  te një nga temat aktuale gjatë javëve të fundit - dhënien e ndihmës ushtarake nga Bullgaria për Ukrainën. “Duhet të kuptojmë se nganjëherë politika duhet të zhvillohet dhe mbi bazën e parimeve, dhe jo të kompromiseve të përhershme. Ky “shtrëngim i duarve”, dëshmitarë të të cilit ishim nga ana e Partisë Socialiste Bullgare /i vetmi partner i koalicionit i cili kundërshtoi ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën/ më duket shumë i pavend në një moment, kur vendi nuk ka asnjë lloje nevoje prej zgjedhjesh të reja” - është kategorike Lidia. 

Hezitimi me të cilin vendi ynë i qaset zgjidhjes së një sërë çështjesh strategjike si sot ashtu edhe në të kaluarën, e përball shumë shpesh me precedentë dhe disavantazhe gjatë negociatave me vendet e BE-së, por edhe me partnerë strategjikë jashtë tij.

“Vazhdimisht jemi përpara dilemës nëse të jemi të fortë dhe të zëmë një pozitë kategorike, ose më mirë të ulim kokën dhe të sprapsemi, siç është theksuar shumë herë - rikujton mesazhet në debat, të cilat i zhvilloi opinioni bullgar në ditët e kaluara bullgarja e re. - Sinqerisht besoj se, kjo politikë e përuljes dhe të pasigurisë do të përfundojë, sepse Bullgaria ka potencial të renditet mes shteteve prijëse në Bashkimin Evropian, duke u  përpjekur të përmirësohet pa devijuar nga ajo që është arritur .Është e rëndësishme të demonstrojmë këtë shumë më qartë”, është kategorike  Lidia Daskalova, anëtare e Klubit Studentor të Shkencave Politike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: nvu.bg, arkiv personal, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndërmjet artit dhe realitetit – të rinjtë dhe idetë e tyre për jetën pas shkollës

Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..

botuar më 25-06-05 7.00.PD
Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD

“Festivali i Artit me Letër Sofja 2025” bashkon krijues nga 21 vende

Edicioni i pesëmbëdhjetë i “Festivalit të Artit me Letër Sofja 2025”, mbahet nga 3 deri më 15 qershor në Pallatin Kombëtar të Kulturës nën moton “Shpirti dhe Materia”, njofton BTA. Sipas organizatorëve, motoja e forumit përmban një mesazh për shoqërinë..

botuar më 25-06-03 5.40.PD