Nëse ndërpritet importi i naftës ruse në Bullgari, rafineria e vetme e naftës në Bullgari, Lukoil Neftohim Burgas, do të ndalojë së punuari, bëri të ditur kryetari i bordit drejtues të kompanisë Ilshat Sharafutdinov. Sipas tij, ka mundësi që rafineria bullgare të përpunojë naftë nga vende të tjera, por kjo do të marrë kohë, raportoi BNR Burgas.
Në një intervistë për BNR, Zhivodar Terziev nga Asociacioni Bullgar i Naftës dhe Gazit tha se në vitet 1960 rafineria bullgare u vendos në Detin e Zi për të marrë naftë nga portet ruse dhe furnizimi me naftë vetëm përmes Bosforit paraqet rreziqe. Për kompanitë bullgare, një mbyllje e mundshme e naftës ruse do të jetë një problemi shumë madh, sepse vitet e fundit ato janë mbështetur në 80-90% të dërgesave përmes rafinerisë së Burgasit, tha Terziev.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para mesditës, do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Bullgarinë Qendrore Veriore dhe Srednogorie,..
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar 2026, njoftoi ministri i financave i Polonisë, Anxhej Domanski, sipas..
Parlamenti miratoi në lexim të dytë Ligjin për Tregjet e Kriptoaktiveve, me propozues Këshillin e Ministrave. Me këtë ligj rregullohet tregtimi i këtij lloji instrumentesh dhe mbikëqyrja e sektorit në përputhje me rregulloret evropiane, njoftoi..
Projektraporti i Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së u miratua nga Komisioni i Punëve të..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së..