Transportuesit protestues bllokuan hyrjen e Sofjes në autostradën Trakia nga ora 08:00. Pavarësisht lejes fillestare, policia nuk lejoi që autobusë dhe kamionë të mbërrijnë në qendër të kryeqytetit. Në një deklaratë për mediat, organizatorët deklaruan se do të vazhdojnë protestat e tyre në vend deri më 18 maj.
Kërkesat e tyre janë për uljen e akcizës për karburantet dhe shtyrjen e zgjerimit të planifikuar të sistemit të tarifave TOL. Transportuesit e autobusëve kërcënuan se nga 18 maj do të ndalojnë transportin e pasagjerëve.
Protestat paralele po zhvillohen në qytetet Plovdiv, Burgas, Pleven, Jamboll, Dupnica, Bllagoevgrad, Stara Zagora, Çirpan e të tjera. Kjo është protesta e dytë në industri në 10 ditët e fundit.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..