Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 11 maj Kisha Ortodokse nderon vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij

Foto: arkiv

Mësuesit e parë sllavë Kirill dhe Metodij u kanonizuan shenjtor nga Kisha Ortodokse Bullgare për përkthimin dhe përhapjen e librave të vjetër liturgjikë sllavë dhe për përhapjen e krishterimit në mes të sllavëve.

Të shpallur bashkëmbrojtës qiellorë të Evropës nga Papa Gjon Pali II, në shekullin e IX apostujt e shenjtë Kirill dhe Metodij  kryen një vepër kulturore, duke shkatërruar mitin e tri gjuhëve të vetme të shenjta në të cilët ishte e lejueshme të predikohej Dhiata e Re (latinisht, greqisht dhe hebraisht). Me përkthimet e tyre ata hapën rrugën drejt edukimit të krishterë - jo vetëm për sllavët, por edhe për të gjithë popujt mesjetarë.

Pas misionit iluminist në Moravinë e Madhe dhe Panoninë, kurora e punës së tyre ishte mbërritja në Romë në vitin 868. Papa Adriani II priti personalisht vëllezërit e lindur në Selanik. “Nuk mundi të priste më, por duke marrë me vete të gjithë priftërinjtë dhe hierarkët atje, doli për të takuar shenjtorët. . . “ – kështu e përshkruan ngjarjen nxënësi i tyre Shën Kliment Ohridski.

Studiuesit e shpjegojnë suksesin e të dy vëllezërve me personalitetin e Shen Kirillit, me emrin laik Konstantin Filozof. Me dijet e tij, ai hoqi dyshimet se përkthimet e librave të shenjtë mund të shkaktonin herezi. Një rrethanë e lumtur ishte fakti që vëllezërit sollën dhe i dhuruan Vatikanit lipsanet e Shën Klimenti, i cili ishte një nga papët e parë të Romës dhe një dishepull i Apostujve Pjetër dhe Pali.

Papa Adriani II shenjtëroi dhe bekoi alfabetin dhe përkthimet sllave në kishën romake “Santa Maria Maggiore”. Shërbimet solemne u mbajtën në gjuhën sllave.

Me urdhër të papës, kryepeshkopët Gauderik dhe Formoza shuguruan Shën Metodij kryepeshkop dhe dishepujt e tij priftërinj dhe dhjakë. Më vonë, në vitin 866, Formoza u përcoll në Bullgari si kreu i kishës bullgare të prezantuar nga Princi Boris.

Pas vdekjes së Shën Kirill në Romë, ku u varros, Kryepeshkopi Metodij u kthye në Moravi dhe Bohemi.

Atje, me gjithë pengesat e krijuara nga kleri frank, ai predikonte, pagëzonte dhe përkthente deri në fund të ditëve të tij në vitin 885.

Për punën e tyre, vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij rikrijohen në ikonografi si shkrimtarë dhe arsimtarë, duke mbajtur një rrotull me alfabetin glagolitik që ata krijuan. Sot, emri i tyre vazhdon të jetë një urë shpirtërore midis traditave të krishtera lindore dhe perëndimore, si dhe një simbol i unitetit kulturor në Evropë.

Redaktor: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD