Stepan Çernjavskij, deputet nga partia e Presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski “Shërbëtor i Popullit”, kërkoi që të vazhdojë programi për akomodimin e refugjatëve nga Ukraina në hotelet në Bullgari. Më herët qeveria njoftoi se këtij programi duhet t’i jepet fund më 31 maj.
Çernjavskij këmbënguli për vazhdimin e tij gjatë takimeve të tij në Sofje me deputetë të komiteteve për politikën e jashtme dhe sociale dhe mbrojtjen, si dhe me përfaqësuesit e selisë për refugjatët në Këshillin e Ministrave. “Refugjatët në Bullgari janë të shqetësuar se do të duhet të largohen nga hotelet e tyre në fund të majit. Zhvendosja e një numri të madh refugjatësh - rreth njëqind mijë - do të shkaktonte stres te njerëzit dhe fëmijët. Kjo është arsyeja pse unë ngrita çështjen e vazhdimit të programit për refugjatët në hotelet buzë detit me Shtabin e Krizave të Qeverisë”, tha për BNR deputeti ukrainas nga partia “Shërbëtori i Popullit”.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes dy vendeve tona në minutën e parë të Vitit të Ri në pikën kufitare "Ura e Danubit" afër..
Strategjia Detare e Bullgarisë për periudhën 2022-2027 dhe planet e përditësuara të menaxhimit për pellgjet e Danubit, Detit të Zi, Detit të Bardhë Lindor dhe Detit të Bardhë Perëndimor dhe programet kombëtare për zbatimin e tyre u miratuan nga Këshilli i..
Me një mesazh paqeje dhe drite, në Sinagogën Qendrore të Sofjes u mbajt ceremonia e ndezjes së qiririt të gjashtë të Hanukas. Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarja e Kuvendit Natalija Kisellova, nënprsidentja Ilijana Jotova, Nevjana Miteva,..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..