Të enjten në mëngjes temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 gradë dhe 13 gradë. Në lugina dhe ultësira do të ketë vlera më të ulëta deri në 5 gradë, në Sofje do të jetë rreth 8. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 25 deri në 30 gradë, në kryeqytet deri në 26 gradë.
Temperaturat maksimale të ajrit në bregdetin e Detit të Zi do të jenë 19-23 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë 14-16 gradë. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.
Në male do të jetë me diell. Pasdite në malin Stara Pllanina dhe në luginat e sipërme të lumit Mesta midis maleve Rodopa dhe Rilla do të ketë vranësira, por nuk ka të ngjarë të ketë reshje. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 19 gradë, në 2000 m deri në 11.
Të premten vazhdon të jetë e ngrohtë, me vranësira të shpërndara, pa reshje.
Nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova, në Presidencë u mbajt një konferencë për rolin e grave në diplomaci, njoftoi zyra e shtypit e Presidencës. Gjatë aktivitetit, Ilijana Jotova theksoi se beson në cilësitë e lindura të gruas, të cilat janë kyçe..
GERB-SDS u dërgoi ftesa për "bisedime ekspertësh" për formimin e qeverisë partive "Bullgaria Demokratike", "Ka një popull të tillë" dhe BSP. Nuk do të ketë ftesë për "Po e vazhdojmë ndryshimin", tha kreu i GERB, Bojko Borisov. Ai..
Banka Evropiane e Investimeve jep një kredi me vlerë 250 milionë euro për Bullgarinë në mbështetje të bashkëfinancimit të projekteve prioritare në kuadër të programeve evropiane në periudhën 2021-2027. Në informacionet e bankës thuhet se financimi do të..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..