62% e bullgarëve kanë frikë se Rusia do ta sulmojë Bullgarinë me raketa dhe bomba. 54% kanë frikë se Rusia mund ta pushtojë atë, sipas një studimi përfaqësues të agjencisë ESTAT, të cituar nga euractiv.com.
Disa prej të anketuarve kanë frikë nga përdorimi i armëve bërthamore, gjë që shpjegon se pse vendi nuk mbështet një politikë të ashpër kundër Moskës dhe pse shoqëria bullgare dëshiron neutralitet në luftën në Ukrainë. 50.3% presin që NATO të ndihmojë nëse Bullgaria sulmohet, por vetëm 41% mbështesin anëtarësimin e Bullgarisë në pakt dhe 1/3 janë kundër.
Vetëm 10% thonë se e dinë historinë e marrëdhënieve bullgaro-ruse, dhe 80% nuk ndihen të sigurt në njohuritë e tyre - gjë që krijon terren pjellor për propagandën ruse dhe shtrembërimin e fakteve historike, komentojnë mediat.Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket!..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera -..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga..