Gjykata e BE-së vendosi se Bullgaria nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas Direktivës së Cilësisë së Ajrit. Nëse Bullgaria nuk e ndryshon situatën, Brukseli mund të ngrejë një tjetër padi kundër vendit dhe të vendosë sanksione financiare.
"Për fat të keq, ky vendim është i pritshëm, pasi Bullgaria po e neglizhon sistematikisht këtë çështje," tha ministri bullgar i ekologjisë Borisllav Sandov.
Shëndetësia nuk mund të zëvendësohet, ndryshe nga energjia, theksoi ministri. Ai ka komentuar edhe protestën e shtyrë të punëtorëve në termocentralin “Marica 3”, të mbyllur për shkak të ndotjes së ajrit, në qytetin Dimitrovgrad. Protesta u anulua pas njoftimit se uzina do të funksionojë sërish. Ka urdhër që kjo kompani të mos hapet më, theksoi Sandov.Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Në kuadër të pjesëmarrjes së Bullgarisë në World Travel Market në Londër, Ministria e Turizmit dhe National Geographic shpallën një fushatë të përbashkët reklamuese me qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion tërheqës për turizmin e verërave, të..
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999% (partia "Veliçie") për shkak të mungesës së 21 votave. Kështu thuhet në një qëndrim të Këshillit..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..