Kompania japoneze “Mejxhi” dëshiron të investojë më shumë fonde në prodhimin e kosit bullgar - në laboratorin e kompanisë shtetërore të prodhimit të qumështit “LB Bulgaricum”. Këtë e bëri të ditur Ambasadori i Japonisë në Bullgari Hiroshi Narahira, i cili së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministre të Ekonomisë Kornelija Ninova vizitoi kompaninë bullgare, e cila ruan mbi 1000 lloje bakteresh dhe më shumë se 100 maja për qumështin origjinal bullgar.
Pjesa më e madhe e pajisjeve moderne të kompanisë janë japoneze dhe shumë nga punonjësit e saj ishin për trajnim në Japoni.
Ambasadori Hiroshi Narahira tha se për japonezin kosi është simbol i Bullgarisë dhe shpjegoi se ai hyri në Japoni në vitin 1970, kur u prezantua në Osaka Expo.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..